GazetaMax
Lifestyle

Ju prezantojmë dy artistët e rinj Mondi dhe Roni me “Zemra jem”

Ata janë të rinjë dhe të talentuar dhe me plot stil. Po flasim për Mondi dhe Roni të cilët megjithëse janë 17 dhe 18 vjeç duket se do të kenë një të ardhme të suksesshme në muzikë. Roni me origjinë është nga Gjilani e Mondi nga Ferizaj por jetojnë në Zvicër që kur ishin femijë. Djemtë simpatikë sapo kanë publikuar këngën e tyre të parë sa në gjuhën shqipe dhe në gjuhën gjermane një mix shumë interesant dhe ka plot ritëm e për pak ditë po pëlqehet mjaft me titull ” Zemra jem” .

Ne mësojmë se vetë djemtë e kanë shkruar tekstin dhe muzikën pra janë dhe vetë krijues. Ky është projekti i tyre që sapo ka ardhur me një klip mjaft të bukur porMondi dhe Roni kanë gati edhe projekte të tjera. Djemtë synojnë jo vetëm tregun shqiptar por edhe atë zviceran dhe gjerman prandaj dhe kanë zgjedhur të këndojnë në shqip dhe gjermanisht. Muzika e tyre është një pasion dhe dëshirë ndërsa vetë ata studiojnë për informatikë dhe mjekësi.Kënga e tyre e parë është mjaft e bukur e ne ju ftojmë ta klikoni e ta dëgjoni e ta kërceni në linkun më poshtë.

Related posts

5 faktorët që ndikojnë në sistemin imunitar

Gazetamax.mk

Blerona Zeqiri e ka ditëlindjen, ja sa vjet po i bën ajo

Gazetamax.mk

Simptoma e depresionit për të cilën askush nuk flet…

Gazetamax.mk