GazetaMax
Lajme

Shkarkohet kreu i KLP-së, Alfred Balla

Alfred Balla, kreu i KLP-së është përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Vendimi u dha pasditen e sotme nga Kolegji i Posaçëm i Apelit, dhe ka formë të prerë.

Kjo do të thotë se Balla nuk mund të drejtojë më KLP.

Trupa gjykuese pranoi ankimin e Komsionerit Publik duke thënë se Alfred Balla ishte subjekt rivlerësimi, por hoqi dorë nga detyra me vullnet të lirë, duke mos iu nënshtruar kështu procesit të vettingut.

“Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si I tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Related posts

Kina mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë, nën mbikqyrjen e Kombeve të Bashkuara, sinjal shumë pozitiv nga BE

Gazeta Max

Luani si kafshë shtëpiake në Zharrëz të Fieri, policia do të largojë kafshën nga banesa

Gazeta Max

Valon Zeqiri shënon një vit në krye të NPK “Sharri”: Punësime mbi bazën e meritës dhe përmbyllje e padrejtësive shumëvjeçare

Gazeta Max