GazetaMax
Ballina

“Toksikologjia”, Ilazi: Ka ikur koha e Niko Beqarovskit, mjekut nga koha e ‘shokut TITO’

Në Klinikën e Toksikologjisë është shpallur një urdhëresë përmes së cilës askush nga stafi mjekësor nuk guxon të jap prononcime për media pa marrë lejen e drejtorisë. Sipas Nenit 30 të Statutit të Klinikës, drejtoresha organizative Besija Ilazi tha se ky urdhër është bërë që të mbrohet imazhi i gjithë Klinikës dhe mos të lejojnë që grupe të caktuara të interesit të shpifin për punën e mantel bardhëve.

“Nga ana e disa mjekëve, të cilët nuk janë më shumë se 5-6 që liferojnë të rrejshme në media, e të cilët janë shumë të njohur nga opinioni për skandale, inskenime dhe dezinformata dhe quhen mjekë të ‘Facebook’ sepse gjithë ditën e punës e kalojnë në rrjete sociale dhe nuk punojnë asgjë. Ka ikur koha e Niko Beqarovskit, mjekut nga koha e ‘shokut TITO’ dhe ai nuk mund ta pranojnë këtë realitet”, deklaroi Besija Ilazi, Drejtoreshë Organizative në Klinikën e Toksikologjisë.

Drejtoresha Ilazi tha se doktori Beqarovski nuk ka dhënë dorëheqje siç shkruante në rrjetet sociale, por ka shkuar në pushim vjetor dhe sot është kthyer në vendin e tij të punës. Po ashtu edhe Danill Petrovski është shkarkuar vetëm nga pozita drejtor mjekësor, por sipas Ilazit, ai tani ka shkuar në pushim vjetor dhe më 30 maj do të kthehet të punoj si doktor. Ilazi tha se është e gatshme të përballet në gjykatë me dëshmi që është përdorur gjuhë urrejtje nga Beqarovski, që si pasojë erdhi edhe shkarkimi i drejtorit.

“Si ka mundësi që drejtori i shkarkuar mjekësor Danill Petrovski, ka punësuar rejën e tij më 13.02.2024, një ditë para ardhjes time në detyrë, e nuk ka pasur mundësi të punësoj biologen dhe 18 persona që janë të punësuar me vite këtu. Ai ka shkelur të gjitha normat ligjore, duke i mbajtur në punë pa kontrata dhe pa rroga, duke i detyruar të kujdestarojnë dhe kështu ka vazhduar deri në ardhjen time. Tani ne kur e kemi rregulluar çështjen e tyre, qenka bërë problem i madh”, u shpreh Besija Ilazi, Drejtoreshë Organizative në Klinikën e Toksikologjisë.

Ndërkohë nga e hëna 18 të punësuarit kanë marrë kontrata në vepër që do të jenë në punë deri më 31 dhjetor dhe do tu takojnë pagat nga mesi prillit, kur dhe u dha pëlqimi për punësim. Kujtojmë që Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, ka rekomanduar që punësimet e reja të jenë të firmosura nga dy drejtorët, nga ku thuhet se 18 punonjësve të punësuar më parë u ndalohet të vijojnë në punë, por nga drejtoria thonë se përveç atyre Klinika ka nevojë akoma edhe për punësime tjera, në kohën kur vendi vuan nga mungesa e personelit të kualifikuar mjekësor.

Related posts

Faktor.mk pyet: Më në fund a do ketë zgjidhje për godinën e Eurostandard Bank?

Gazetamax.mk

99 vjet nga vdekja e luftëtarit Azem Galica

Gazetamax.mk

Bekteshi: Koncesionet për Illovicën janë dhënë nga Stavrevski dhe Gruevski

Gazetamax.mk