GazetaMax
Ballina

Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë frymon shqip, drejtori Shaqiri: Punojmë në përmirësim të shërbimeve shëndetësore

Angazhimi i konfirmuar për përmirësimin e gjendjes së zbatimit të gjuhëve zyrtare në Klinikën e Pulmologjisë dhe të Alergologjisë. Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela, sot realizoi takim pune në ISHP Klinikën Universitare të Pulmologjisë dhe të Alergologjisë ku u takua me drejtorët e klinikës, prof. dr. Dejan Dokiq dhe Suat Shaqiri. Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i gjendjes rreth zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve gjatë funksionimit të klinikës.
Drejtori Sela theksoi se është i kënaqur që menaxhmenti i klinikës në fjalë është i hapur për bashkëpunim me AZGJ-në me interes të zbatimit të dispozitave ligjore, për çfarë janë ndërmarrë aktivitete për ndryshimin e tabelave, vulës zyrtare, vulave katrore, memorandumit të akteve zyrtare të klinikës etj. Njëkohësisht, ai u dorëzoi edhe publikime të AZGJ-së dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim rreth përkthimit dhe lekturimit të akteve të përgjithshme, vërtetimeve, formularëve që i përgatit kjo klinikë.
Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm në interes të pacientëve si përdorues të fundit të shërbimeve shëndetësore.

Related posts

Kida bën urimin më të veçantë për nënën

Gazeta Max

Çiftet që grinden janë ata që e duan më shumë njëri-tjetrin

Gazeta Max

Qumësht me mjaltë çdo mëngjes

Gazeta Max