GazetaMax
Lajme

Në tremujorin e parë shtimi natyror është negativ apo 1567 persona, 2488 martesa, 597 shkurorëzime

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS) në tremujorin e parë të vitit 2024, numri i lindjeve është 3632 fëmijë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku numri është zvogëluar për 0.7 për qind.

Në tremujorin e parë të vitit 2024 numri i personave të vdekur ka qenë 5199, nga të cilët 8 foshnje që shënon ulje prej 0.6 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Shtimi natyror është negativ respektivisht 1567 që do të thotë se numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve.

Numri i martesave në tremujorin e parë nga viti 2024 është rritur për 3.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe është 2488 martesa. Në këtë tremujor janë marrë 597 raporte për martesa të divorcuara.

Më së shumti martesa janë lidhur në Shkup, 617 nga të cilat 123 në Çair, 85 në Saraj, 80 në Gazi Babë, 50 në Karposh, Kisella Vodë dhe Butel… Në brendinë e vendit më së shumti martesa janë regjistruar në Likovë 123, pastaj Kumanovë 92, Zhelinë 73, Kërçovë 72, Manastir dhe Vrapçisht 68, Veles 66, Gostivar 65, Bogovinë 60. Asnjë martesë nuk është lidhur në Debërc, Novaci dhe Vevçan.

Nga divorcet e regjistruara 87 janë në Shkup, 44 në Veles, 37 në Kumanovë, 19 në Gjevgjeli, 18 në Manastir.

Related posts

Kovaçevski-Larson Jain: I forcojmë marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë

Gazetamax.mk

Petrovska: Pa përfshirje të grave, nuk arrihet paqja

Gazetamax.mk

Drejtori Rustemi inspekton punimet për pastrimin e kanaleve përgjatë Korridorit 8 dhe 10

Gazetamax.mk