GazetaMax
Lajme

Formohet Komisioni Parlamentar për Sistemin Politik dhe Komisioni Legjislativo-Juridik

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot i ka pranuar propozimet për përbërjen e personelit të Komisionit të Sistemit Politik dhe Komisionit Legjislativo-Juridik.

Kryetari i Komisionit për sistem politik është Lupço Prenxhov, ndërsa zëvendësi i tij Jovan Jaulevski, ndërsa kryetari i KLL-së është Aleksandar Veljanovski, dhe zëvendësi i tij Boban Nikollovski.

Anëtarët e Komisionit e kanë pranuar kërkesën e ish presidentit Stevo Pendarovski për pezullimin e të drejtës së pensionit që e ka dorëzuar në Kuvend më 15 maj.

Gjithashtu janë pranuar edhe 29 kërkesa për apanazh të deputetëve të përbërjes parlamentare 2020-2024. Kundër propozimit për apanazh ishte deputeti i Të Majtës, Krmov. Afati për paraqitjen e kërkesave për apanazh ende nuk ka përfunduar.

Kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkovski njoftoi se ka nënshkruar kërkesë për ndërprerjen e apanazhit të Oliver Spasovskit dhe Vesna Bendevskës për faktin se janë bërë deputetë.

Related posts

Përplaset nga vetura në vijat e këmbësorëve një vajzë në Shkup

Gazeta Max

Këngëtarja Anna e ndez me ” Pa mu”

Gazeta Max

Mexhiti nuk e përjashton mundësin që Menduh Thaçi t’i bashkëngjitet Qeverisë

Gazeta Max