GazetaMax
Ballina

Osmani takoi Papadopulon

Në margjinat e Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Shkup, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim bilateral me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Aleksandra Papadopoulo.

“Maqedonia e Veriut dhe Greqia si partnerë dhe aleatë duhet të luajnë rol kyç në sigurimin e stabilitetit rajonal. PBEJL si iniciativë është platformë e mirë për dialog dhe për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, theksoi Osmani.

Tema e bisedës ishte perspektiva europiane e Maqedonisë së Veriut dhe nevoja për mbështetje të mëtejshme nga Greqia.

“Greqia është mbështetëse e rënësishme dhe e fortë e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, si dhe një aleate e besueshme dhe domethënëse në NATO. Presim që kjo mbështetje për BE-në dhe bashkëpunimin në NATO të vazhdojë të zhvillohet dhe të përmirësohet në periudhën e ardhshme. Integrimi europian i rajonit ka domethënie të madhe strategjike dhe është në interesin e përbashkët për sigurinë e përgjithshme rajonale dhe evropiane”, tha Osmani.

Në takim, bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga dinamika me të cilën janë zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, veçanërisht në shtatë vitet e fundit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, duke theksuar nevojën e respektimit dhe zbatimit të plotë të saj nga të dyja palët.

Related posts

‘Je ti ai që dëshiroja’, këto pamje tregojnë qe Fifi po ‘shkrihet’ pas të dashurit

Gazetamax.mk

Ushqimet që djegin yndyrën e barkut

Gazetamax.mk

Artisti Isuf Lani ka ditëlindjen, duket si një djalosh

Gazetamax.mk