GazetaMax
Lajme

Kryeparlamentari Gashi priti në takim presidentin Begaj: Rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla

Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë të enjte në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veritu, Afrim Gashi. Begaj bën me dije se mes të dyve është diskutuar për “rëndësinë e mësimeve të së kaluarës dhe për të ardhmen që duam të krijojmë së bashku”.

“Angazhimi ynë është i fortë për të lënë një trashëgimi të pasur miqësie për brezat e ardhshëm dhe për të shtyrë përpara integrimin tonë euro-atlantik. Besoj se rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla!”, njoftoi në rrjetet sociale kreu i shtetit.

Pas Gashit, Begaj pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë të RMV-së, Talat Xhaferi dhe me ish-Presidentin Stevo Pendarovsi.

Related posts

Shtetësia, ASH akuza për vonesa të qëllimshme

Gazeta Max

Procesi integrues, Ruzhin: Qeveria të hartojë strategji me parashikime

Gazeta Max

Hyn në fuqi plani i BE-së për zvogëlimin e konsumit të gazit

Gazeta Max