GazetaMax
Sport

Shkaktoi polemika për gjininë, boksierja algjeriane fiton përsëri dhe siguron medalje

Boksierja algjeriane Imane Khelif, e cila ka përfunduar në qendër të polemikave për shkak të faktit se nuk ka kaluar testin e përshtatshmërisë gjinore në Botërorin e një viti më parë, ka siguruar një medalje në Lojërat Olimpikë pasi mundi në çerekfinale hungarezen Luka Hamori.

Khelif kishte përfunduar në qendër të polemikave edhe më shumë pasi në raundin e mëparshëm një boksiere italiane ishte tërhequr nga gara pas pak sekondash kundër saj.

Hamori, e cila kishte ndezur sfidën duke postuar një foto të saj duke u ndeshur me djallin, nuk kishte përgjigje për kundërshtaren, e cila dominoi gjithë ndeshjen dhe fitoi me unanimitet 5-0.

Kjo fitore e çoi atë në gjysmëfinale të turneut dhe i garantoi të paktën medaljen e bronztë, pasi në boks u jepet të dy humbësve të gjysmëfinaleve.

Khelif ishte dukshëm e emocionuar pasi doli nga ringu duke qarë, ndërsa trajneri i saj ulërinte para përfaqësuesve të mediave “e kanë bullizuar”, ndërsa dilte jashtë sallës.

Related posts

Përballja e rivalëve

Gazetamax.mk

Nëse Pique nuk pranon ulje të pagës, Barça nuk mund t’i regjistrojë lojtarët e blerë

Gazetamax.mk

West Ham shton interesimin për Armando Broja

Gazetamax.mk