GazetaMax
Lajme

Sot, 23 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

23 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.
Sot mbushen 23 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.
Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.
Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.
“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra t ë tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë presidenti Clinton.
Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Millosheviqit dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.
Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.

Related posts

Petliçkovski: Nuk mund të jemi të sigurt se kriza me Kovid-19 ka përfunduar, por do të kemi disa muaj të qetë

Gazeta Max

Dorëzohen 17.650 dokumente udhëtimi për qytetarët jashtë Maqedonisë, vetëm në Bern 2.445

Gazeta Max

Gjuha maqedonase në Kornizën negociuese pa shpjegime shtesë, konferenca e parë ndërqeveritare pas përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë propozon Parisi

Gazeta Max