GazetaMax
Lajme

Komuna e Gostivarit e zhytur në borxhe, thellohet në 81 milionë në 3 vitet e fundit, reagon kreu i degës së BDI-së Valdet Xhaferi

Borxhi i komunës së Gostivarit ka arritur në 81 milionë denarë në tre vitet e fundit kur në krye të komunës ka qenë Arben Taravari, ministër aktual i Shëndetësisë ndërsa aktualisht Valbon Limani poashtu nga partia e Taravarit.

Për këtë ka reaguar kryetari i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi i cili shpreh indinjatë të thellë për këtë borxh që bie në kuriz të qytetarëve, ndërkohë që borxhi pritet të rritet edhe më shumë.

E në këtë krizë ekonomiko-financiare që gjindet vendi, ky borxh edhe më shumë thellon problemet, veçanërisht në institucione që duhet qenë në shërbim të qytetarëve, në këtë rast Komuna.

IMAGJINONI‼️ nga 21 #miliondenarë në 81 #milionDenarë në 3 vitet e fundit rritet #Borxhi i Komunës së Gostivar për shkollat dhe çerdhet ?! Burimi, vet Komuna e Gostivarit – Општина Гостивар !!!

Related posts

Ramadani: Telefonata e Cholletit me Vuçiqin e la veriun të qetë – qeveria të koordinohet me aleatët

Gazetamax.mk

Presioni nga BE dhe Shtetet e Bashkuara është se nuk ka më kohë për të pritur

Gazetamax.mk

Besimi: Reformat tatimore nuk fillojnë tani, ka plan veprimi

Gazetamax.mk