GazetaMax
Lajme

Rinovohet Reparti i tretë i grave në Spitalin Psikiatrik Shkup

Drejtori i Spitalit Psikiatrik Shkup, Isa Avdullai dje në mënyrë solemne ka bërë hapjen e renovimit të
Repartit të Tretë të Grave në Spitalin Psikiatrik Shkup.

Postimi i plotë:

🟢 Hapja Solemne e Repartit të Tretë të Grave në Spitalin Psikiatrik Shkup 🟢

Me kënaqësi dhe mirënjohje të thellë dje inauguruan Repartin e tretë të grave në Spitalin Psikiatrik të Shkupit, një hapësirë e cila u rinovua tërësisht për t’i ofruar pacienteve kushte më të mira për trajtim dhe mirëqenie. Ky projekt u bë i mundur falë donacionit bujar të LDS Church, si dhe mbështetjes së kompanive Eftinija Impex, Tempo 99 dhe OJQ “Respect Plus”.

Rinovimi i këtyre hapësirave është një dëshmi e bashkëpunimit dhe përkushtimit ndaj kujdesit për shëndetin mendor dhe mirëqenien e pacienteve tona.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe kontributin tuaj që ndihmon në përmirësimin e shërbimeve tona!

🌿 Bashkë për një spital më të sigurt dhe më human për të gjithë!

Related posts

Pothuajse 300 mijë qytetarë kanë sigurim jete, kanë investuar mbi 25 milionë euro

Gazeta Max

Zëvendësministri Bushi pret në takim ambasadoren Aksinte: Rumania mbetet partneri ynë në çdo fushë

Gazeta Max

Kovaçevski – Shole: Partneriteti strategjik asnjëherë më i fuqishëm

Gazeta Max