GazetaMax
Showbizz

“Nxehet” fort në debat Fjolla Morina: As në Amerikë nuk ka njeri më të mençur se Albin Kurti

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka qenë së fundmi e ftuar në “Krejt n’debat” në RTV Dukagjini.

Së bashku me një grup panelistësh kanë diskutuar për politikën si dhe për zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Ajo theksoi se është një simpatizante e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje, gjegjësisht e kryeministrit aktual, Albin Kurti.

E njëjta thur lavde për Kurtin duke thënë se: “As në Amerikë nuk ka njeri më të mençur se ai”.

“As në Amerikë nuk ka njeri më të mençur si Albini, mos më shtini se qartna tash bëhem nervoz dhe eci krejt”, u shpreh artistja.

“A kam thënë që Albini ka me fitu, a kam thënë që Vjosa ka me qenë presidente. Albini i fiton zgjedhjet, është nëna i kësaj pune. Të tjerët rrinë aty shikojnë, ne ecim përpara”, shtoi mes tjerash.

Teksa u pyet për partitë e tjera dhe kandidatët e tyre, Fjolla tha që në vend të dytë mund të dalë LDK.

“Edhe LDK ka qenë parti e fortë përpara, një kohë ra dhe tani u përforcu. Nuk e simpatizoj personin në fjalë. E kam ndjek pak në debate, as mos më fol më për këtë temë për PDK. Hiçma, hiçma. LDK del pas Vetëvendosjes, PDK s’ka shanse”, përfundon ajo.

Burimi: botasot.info

Related posts

Sa këngë e ndjerë dedikuar prindërve ka ardhur nga Shpend Rama

Gazeta Max

Si të kujdeseni për kaktusin e Krishtlindjes?

Gazeta Max

Bianca Junzell na prezanton me makinën e saj super luksoze

Gazeta Max