GazetaMax
Maqedoni

Mickoski: Na duhet administratë e depolitizuar!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron reforma në administratën publike, sipas tij ,vendit i nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull efikasiteti, ku përveçse shërbimeve për qytetarët, do të jetë edhe partner në ndërtimin e masave dhe hapave të ardhshëm.

“Vizioni ynë është i qartë, duam një administratë publike që do të jetë shembull i efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies,” deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen e konferencës vjetore ministrore të Shkollës Rajonale për Administratë Publike.

“Administrata publike do të jetë jo vetëm shërbim për qytetarët, por edhe partner në ndërtimin e masave dhe hapave të ardhshëm. Bëhet fjalë për një temë të rëndësishme, e cila ndër vite rrallëherë është bërë objekt analize studimore dhe as që ka pasur qasje profesionale. Ajo është administrata dhe masat që duhen marrë për një cilësi më të lartë shërbimesh, por edhe risi si sfidë e rëndësishme në këtë drejtim,” tha Mickoski.

Ai theksoi se kjo është një temë që jo vetëm përcakton cilësinë e shërbimeve që marrin qytetarët, por edhe formëson fytyrën e shtetit.

” Në periudhën e kaluar, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të sfidave me të cilat është përballur administrata. Proceset e ngadalta, mungesa e dixhitalizimit, transparenca ndonjëherë të pamjaftueshme. Por edhe partizimi, i cili është një problem i hapur, si dhe kompetenca e pamjaftueshme përballë sektorit privat. Këto probleme nuk mund t’i anashkalojmë – ato janë reale dhe duhet gjetur zgjidhje për to,” theksoi kryeministri.

Duke folur për dixhitalizimin e shërbimeve, ai tha se do të sigurohet që sa më shumë shërbime të jenë të disponueshme online, me një klikim për të reduktuar kohën e pritjes dhe për të rritur kënaqësinë e përdoruesve. Mickoski foli edhe për efikasitetin dhe profesionalizmin, transparencën dhe llogaridhënien, uljen e burokracisë, vlerësimin e punës si synime të përcaktuara.

“Unë jam për një administratë të depolitizuar, ku ekspertiza dhe përkushtimi do të jenë kyç. Ne do të forcojmë mekanizmat e mbikëqyrjes dhe llogaridhënies. Çdo qytetar ka të drejtë të dijë se si dhe ku shpenzohen fondet publike. Administrata duhet të jetë partner, jo pengesë për qytetarët dhe bizneset,” nënvizoi kryeministri.

Reformat, siç theksoi ai, nuk kanë të bëjnë vetëm me përmirësimin e shërbimeve, por edhe me rikthimin e besimit. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

Related posts

Taravari: Nuk u pezullua gjuha shqipe, tani lini tendat për cirk

Gazetamax.mk

Zhvillimet e fundit, BDI-Kumanovë: Dënojmë çdo skenarë të errët

Gazetamax.mk

Georgievski: Nuk pres asgjë nga negociatat me Bashkimin Evropian në katër vitet e ardhshme

Gazetamax.mk