GazetaMax
Kuriozitete

Juventusi ia ofron dy gjigantëve anglezë mesfushorët e tyre

Juventusi ka luajtur këtë mesjavë në Angli një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve ndaj Aston Villës, ku në fund morën një pikë pas barazimit pa gola 0-0.

Por përveç ndeshjes në Angli, drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë pasur edhe disa takime, pasi synimi është t’i largojnë dy mesfushorë në janar.

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli ka qëndruar në Manchester, duke u takuar me drejtuesit e dy klubeve të Manchesterit, Cityt dhe Unitedit.

Giuntoli i ka ofruar dy gjigantëve anglezë mesfushorët si Douglas Luiz dhe Nicolo Fagioli.

Si braziliani ashtu edhe italiani nuk janë në planet e Thiago Mottas dhe pritet largimi i tyre në janar.

Luiz ka ngjallur interesimin e skuadrave angleze, por jo edhe Fagioli.

Burimi: botasot.info

Related posts

Muhamet Ramadani fiton medalje të argjendtë në Kupën Europiane

Gazeta Max

Sot takim mes Nice dhe Pochettino

Gazeta Max

Mungesa të mëdha nga Inter për ndeshjen ndaj Bolognas

Gazeta Max