GazetaMax
Lajme

Ujësjellësi Prishtina del me një njoftim të rëndësishëm

KRU Prishtina njofton se të shtunën mbesin pa ujë një pjesë e fshtatrave Uglar dhe Bresje.
Kompania Rajonale e Ujit “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën do të mbesin pa ujë të pijes dy fshatra, Uglar dhe Bresje.
KRU “Prishtina” ka njoftuar përmes një komunikate për media se të shtunën do të realizohen punime teknike ku do të zhvendoset gypi i ujit AC 350 mm në fshatin Bresje të Komunës së Fushë-Kosovës.
“Pa furnizim me ujë të pijshëm, pasnesër duke filluar nga ora 08:00-16:00 do të mbesin konsumatorët e një pjese të fshatit Uglar dhe Bresje ( pjesa te tregu). Realizimi i punimeve teknike po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më të mirë dhe më funksionale të ujit”, thuhet tutje në njoftim.

Related posts

Tryezë e rrumbullakët “Mësimi social dhe emocional në fëmijërinë e hershme”

Gazetamax.mk

Austria hap dyert, kërkon punëtorë nga Maqedonia e Veriut, 24 mijë vende të lira

Gazetamax.mk

Ivanovska: Prokuroria ka emëruar një person për rastet e komisionit për antikorrupsion

Gazetamax.mk