GazetaMax
Lajme

Lladrovci i ashpër: Kryetarët e komunave s’duhet të hyjnë në lista për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka konfirmuar se nuk do të jetë në garë për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Lladrovci tha se asnjë nga kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja nuk do të jenë në garë për deputetë, pasi tha se arritën që ta bindin kryetarin e kësaj partie, Memli Krasniqin.

“Me ne, kryetarët e komunave të PDK-së, kemi mbërri ta bindim se është gabim që t’i futë në listë kryetarët e komunave. Deri sot, kam informacione që asnjë kryetar komune nga PDK nuk do të hyjë në listë”.

“Gabim është sepse unë po e mashtrojë qytetarin me dalë me ia marrë votën, kurse unë i mora apo jo votat, kthehem prapë kryetar komune. Unë i kam thënë se është një kusht që në qoftë se ti mendon që unë sjelli vota më shumë sesa kur bëjë fushatë, atëherë unë duhet të japë dorëheqje prej komunës”, tha Lladrovci.

Burimi: botasot.info

Related posts

Donacion me vlerë rreth 570.000 dollarë për Klinikën e kardiologjisë

Gazeta Max

Me cilat vende ka shkëmbim tregtar më shumë vendi jonë

Gazeta Max

EDITORIAL / Sot 31 vite nga pavarësimi i RMV, cili është drejtimi që duhet ta ndjek ky shtet !

Gazeta Max