Reperi i njohur, Ledri Vula, duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale pas ndarjes nga Sara Hoxha, nëna e vajzës së tij. Në fotot ekskluzive të siguruara nga Panorama Plus, Ledri është parë në shoqërinë e partneres së re, Rina Ziti, në aeroportin e Vjenës.
Dyshja u fotografuan teksa qëndronin të ulur në terminalin e aeroportit, duke kaluar kohë së bashku. Kjo nuk është hera e parë që Ledri dhe Rina kapen bashkë. Më herët gjatë verës, ata u panë duke shijuar pushimet në jug të vendit pranë detit, në një ambient relaksi mes shkëmbinjve të plazhit.
Në një intervistë të fundit në emisionin “Mirëmbrëma Yje,” Ledri ka folur për ndarjen nga Sara Hoxha, duke lënë të kuptohet se mungesa e privatësisë nga ana e saj ka ndikuar në përfundimin e marrëdhënies. “Nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën tonë personale, ndoshta do të ishim ende bashkë,” u shpreh reperi.
Kjo ndarje dhe nisja e lidhjes së re kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut, pasi para disa javësh Ledri dhe Rina u panë bashkë edhe në Londër, duke konfirmuar thashethemet për marrëdhënien e tyre.
Burimi: botasot.info