GazetaMax
Ballina

Nënshkruhet marrëveshje mes Byrosë për Metrologji dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut/ Rushani: Laboratori do të mundësojë analiza të shpejta dhe precize

Në prani të ministres Sanja Bozhinovska, është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim mes Byrosë për Metrologji dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Marrëveshje për shfrytëzimin e laboratorisë për testim të cilësisë të karburanteve të lëngshme, ka për qëllim përforcimin e kontrolleve për cilësinë e karburanteve të lëngshme dhe të sigurojë siguri më të madhe për konsumatorët.

Siç informojnë nga Ministria e Energjetikës, Xehetarisë dhe e Lëndëve të Para Minerale, Marrëveshjen e kanë nënshkruar drejtorët e dy institucioneve – Vllatko Stojkoski nga Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Sedad Rushani nga Byroja për Metrologji, në prani të ministres së Sanja Bozhinoska, me çka e kanë formalizuar bashkëpunimin e drejtuar drejt konrollit më të madh dhe transparencës në sigurimin e karburanteve të lëngshme cilësore

“Me këtë hap, shteti dërgon mesazh të qartë: karburantet jocilësore nuk kanë vend në tregun vendor. Konsumatorët marrin cilësi dhe siguri, ndërsa institucionet tregojnë se janë të përkushtuar në standarde më të larta dhe mbrojtje më të mirë të interesi publik”, theksoi Bozhinovska.

Në pesë vitet e kaluara edhe krahas marrëveshjeve të lidhura për bashkëpunim, janë realizuar numër i konsiderueshëm i analizave të karburanteve të lëngshme, ndërsa me këtë marrëveshje parashikohet rritje e vëllimit të verifikimeve inspektoriale. Ekipet inspektuese do ta përdorin laboratorinë për mostrim dhe testim konform planeve vjetore të përcaktuara paraprakisht, por ehde për inspektime të jashtëzakonshme.

“Sipas planit për vitin 2025, që është pjesë përbërëse e marrëveshjes, do të kryhen rreth 220 analiza të cilësisë së karburanteve, me të cilat vendosen standarde më të larta për respektimin e rregulloreve dhe standardeve maqedonase”, tha drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski.
Drejtori i Byrosë për Metrologji, Sedad Roushani, theksoi se me këtë marrëveshje, Byroja për Metrologji vë në shërbim të ekipeve inspektuese laboratorin e saj – atë lëvizshëm dhe fiks.

“Laboratori është i akredituar për 26 metoda testimi dhe do të mundësojë analiza të shpejta dhe precize të cilësisë së karburanteve direkt në terren”, theksoi Rushani.

Related posts

Fatjon Selimaj, në treshen kryesore të 40under40 nga Bloconomy

Gazetamax.mk

Grubi uron Makronin: Presim përkrahje më të madhe në rrugëtimin drejt BE-së

Gazetamax.mk

Si të mbani më lehtë në mend ato që lexoni

Gazetamax.mk