GazetaMax
Maqedoni

Konferencë vjetore për decentralizim dhe vetëqeverisje lokale

6

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP, me përkrahje të Qeverisë së Zvicrës, sot organizojnë konferencë vjetore për decentralizim dhe vetëqeverisje lokale, me temë “Drejt vetëqeverisjes së qëndrueshme lokale: sfidat, mundësitë dhe strategjia për të ardhmen”.

Siç kumtoi Ministria, tema kyçe, për të cilat do të bisedohet në konferencë janë reforma e vetëqeverisjes lokale – ndryshime për pushtete më efikase, përgjegjëse dhe llogaridhënëse lokale, transformimi digjital në nivel lokal dhe planifikimi i integruar strategjik në nivel kombëtar dhe lokal.

“Në konferencë është paraparë prania e kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, ndërsa fjalime hyrëse do të kenë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, kryetari i BNJVL-së dhe kryteari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjieski, ambasadorja e Zvicrës në Maqeodninë e Veriut, Veronik Ulman, ambasadorja e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larson Xhain dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian, kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Related posts

Mickoski theu tezën se punon kundër shqiptarëve: Japim 25 milionë euro për Universitetin Nënë Tereza

Gazetamax.mk

Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski uron 28 Nëntorin, Ditën e flamurit

Gazetamax.mk

Largimi i shqiptarërve nga puna, ASH e Selës reagon ndaj VLEN-it: Mos bëni autogola, mos u bëni zëdhënës të VMRO-së!

Gazetamax.mk