GazetaMax
Adrenaline

Bayer Leverkusen nuk heq dorë nga ylli i Real Madridit

Ylli i Real Madridit, Arda Guler po përballet me një presion të madh në krahasim me moshën që ka sipas Carlo Ancelottit, kjo për faktin se pritshmëritë janë që ai të bëhet talenti i madh i Turqisë.

Sidoqoftë, ky talent duket se ende nuk ia ka fituar atij një rol të rëndësishëm nën urdhrat e teknikut italian.

Guler ka luajtur vetëm 17 herë këtë sezon duke shënuar një gol dhe duke asistuar një herë, por që në total është aktivizuar vetëm 575 minuta.

Këto statistika vijnë nga gjashtë ndeshje ku e nisi si titullar, por ndjenjat janë se sensacioni turk nuk është një emër i besueshëm për ndeshjet e mëdha.

Kjo ka bërë që 19-vjeçari tash e një kohë të tërheq interesimin e Bayer Leverkusenit. Për ta dëshmuar sa serioz janë ‘Aspirinat’ madje kanë kontaktuar me familjen dhe agjentin e Guler për ta shprehur interesimin që kanë për transferimin e tij në formë huazimi.

Megjithatë, gazetari gjerman Florian Plettenberg ka shpjeguar se Real Madridi nuk ka nisur bisedimet me Bayer Leverkusenin dhe kanë përjashtuar largimin e tij në afatin kalimtar dimëror.

Si do që të jetë, në rast se gjërat ndryshojnë në të ardhmen e afërt, klubi gjerman do të jetë i gatshëm që të bëjë një hap para për transferimin e tij.

Vazhdimësinë e Gulerit me fanellën e Real Madridit e kishte konfirmuar edhe Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes me Atalantan.

Burimi: botasot.info

Related posts

E tepron Ajaxi, kërkon 84 milionë funte për kartonin e Antony

Gazetamax.mk

‘Record’: Cristiano Ronaldo refuzon ofertën nga skuadra arabe

Gazetamax.mk

Muhamet Ramadani fiton medalje të argjendtë në Kupën Europiane

Gazetamax.mk