GazetaMax
Ballina

Automattic blen WPAI, një kompani që ndërton zgjidhje AI për WordPress

Kompania e hostimit WordPress, Automattic, tha ditën e hënë se ka blerë WPAI, një startup i cili ndërton zgjidhje AI për WordPress.

Mes produkteve të WPAI janë CodeWP, ku përdoruesit mund të shfrytëzojnë AI për të krijuar shtojcat WordPress, AgentWP, një asistent për ndërtuesit e sajteve WordPress, dhe WP Chat, një chatbot që përgjigjet pyetjeve lidhur me WordPress.

WPAI tha se CodeWP dhe AgentWP do të hiqen nga tregu dhe të integrohen në produktet e Automattic. Ekipi i startupit do të integrohet në përpjekje AI të WordPress ndërsa termat financiar të marrëveshjes nuk u zbuluan.

Lajmin e dha edhe vetë CEO i Automattic Matt Mullenweg. Në një postim në blog, WPAI tha se kompania d të përqendrohet tek krijimi i zgjidhjeve AI për ekosistemin e WordPress.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Related posts

BDI përshëndet vendimin e Kuvendit PËR Maqedoni Europiane

Gazeta Max

Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme

Gazeta Max

Frutat që duhet t’i konsumoni për të humbur peshë

Gazeta Max