GazetaMax
Lajme

Mehaj në takim me përfaqësuesin e Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, kjo ishte arsyeja

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Republikës së Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj.
Mehaj përmes një shkrimi në “Facebook” u shpreh se janë duke vazhduar angazhimet për anëtarësim të vendit tonë në NATO.
Postimi i tij i plotë:
Vazhdojmë angazhimet për anëtarësim të vendit tonë në NATO.
Sot prita në takim Përfaqësuesin e Republikës së Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, me të cilin diskutuam për angazhimet tona institucionale për procesin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO.
Ishte qëndrim i përbashkët që këtij procesi t’i qasemi me strategji të mirëfilltë shtetërore dhe të koordinuar me miqtë tanë ndërkombëtar.

Related posts

LSDM: Dështoi edhe një skenar i VMRO-së dhe Levicës për shkaktimin e incidenteve

Gazeta Max

Ministri Limani në Konferencën rajonale në Tiranë për avancimin e reformave të kujdesit ndaj fëmijëve

Gazeta Max

Shënohet dita e Komandës për operacione

Gazeta Max