GazetaMax
Sport

Reagim i BDI-së për deklaratat e Mickoskit

18

Shkup, 30 dhjetor – Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate ka reaguar në lidhje me deklarata e fundit të kryeministrit të vendit Hristijan Mickoski. Nga BDI thonë se në përpjekje për të heshtur shqiptarët nga reagimi për degradimin e Marrëveshjes së Ohrit, kryeminsitri Mickoski përpiqet të kërcënon me shpikje për tentativa për destabizilzim nga BDI. Tutje nga BDI thonë se Mickoski po e çon vendin në izolim dhe regres.

Kumtesa e plotë e BDI-së.

Deklaratat e fundit të kryeministrit Mickoski janë një përsëritje e një taktike të njohur nga manuali i çdo regjimi autoritar të dështuar: shpikja e “armiqve” për të mbuluar paaftësinë për të udhëhequr.

Ai nuk duhet të impresionohet me retorikën e tij, sepse kjo qasje – demonizimi i kundërshtarëve dhe fabrikimi i krizave imagjinare – është një strategji e vjetër, që gjithmonë dështon përballë realitetit.

Në përpjekje për të heshtur shqiptarët nga reagimi për degradimin e Marrëveshjes së Ohrit, Mickovski përpiqet të kërcnon me shpikje për tentativa destabilizimi nga BDI.

Në të njëjtën kohë, politikat e supozuara “anti-korrupsion” të hartuara nga pallati luksoz i partisë më të pasur në Evropë nuk janë asgjë më shumë se një mbulesë për mungesën e tij të vizionit.

Ndërsa inflacioni po rëndon çdo familje, ndërsa integrimi evropian është i bllokuar dhe ndërsa marrëdhëniet ndëretnike janë në teh, Mickoski vazhdon politikat e përçarjes dhe demonizimit.

Kjo qasje është një dëshmi e qartë e paaftësisë së tij për të udhëhequr dhe për të adresuar krizat që e kanë çuar vendin në një rrugë pa krye.

Mickoski ka më shumë se dy vite që me një fushatë dhe propagandë të egër ushqen sentimentin anti-BDI duke dashur që dështimet tre dekadëshe të shtetit që burrojnë nga korrupsioni i partive Maqedonase t’ia faturoj BDI-së dhe shqiptarëve, e me këtë të arsyetoj qasjen selektive që është duke e bërë në luftën kundër këtij fenomeni.

Qytetarët e kuptojnë se një lider që ndan dhe përqendrohet në “armiq imagjinarë” nuk është i aftë të zgjidhë problemet reale që ata përballen.

Në vend që të sjellë një perspektivë të re dhe të çojë vendin drejt integrimit evropian, Mickoski po e çon Maqedoninë e Veriut në izolim dhe regres.

BDI mbetet e përkushtuar për të mbrojtur Marrëveshjen e Ohrit, stabilitetin ndëretnik dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Shqiptarët dhe gjithë qytetarët do të refuzojnë politikat e përçarjes dhe do të kërkojnë një lidership që sjell drejtësi, zhvillim dhe barazi për të gjithë.

Mickoski duhet të kuptojë se qytetarët nuk mund të mashtrohen më me retorikën e tij të vjetër dhe të njohur – ata e shohin qartë se kjo është vetëm një mbulesë për mungesën e vizionit.

BURIMI: zhurnal.mk

Related posts

Është hequr ndalesa për qarkullim për automjete të rënda në Strazhë

Gazeta Max

250 sportist të Butelit marrin bursa. Kryetari Darko Kostovski nderon suksesin dhe talentin sportiv lokal

Gazeta Max

Blerim Ajruli nga Bogovina e Tetovës, gati për mbrëmjen e madhe në Waldmannhalle

Gazeta Max