Luani sot mban veshur uniformën për të cilin u flijua babai i tij, Shkëlzeni, i cili po të ishte gjallë sot do ta festonte ditëlindjen e tij.
Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.
Ai është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptare, deri sa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.
Biri i tij, Luani, i cili është oficer në FSK përmes një postimi ka uruar ditëlindjen e babait të tij.
Postimi i plotë:
Gëzuar ditëlindjen Shkëlzen!
Rininë ia fale Atdheut e jetën fëmijëve të tij.
Rilind në gjallërinë e buzëqeshjet e tyre!