GazetaMax
Lajme

Gjyqtarët serbë bojkotojnë punën pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, gjyqtarët serbë bojkotojnë punën.
Gjyqtarët serb të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të premten kanë bojkotuar punën.
“Betimi për Drejtësi” raporton se asnjë gjyqtar serb i Gjykatës në Mitrovicë si dhe staf mbështetës, nuk është paraqitur në vend të punës gjatë të premtes.
Në këtë ditë ishte caktuar të mbahej seanca ndaj Halil Ahmetit, i akuzuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, por e njëjta ka dështuar pasi gjyqtari Radosllav Markoviq nuk është paraqitur në seancë.
Ky veprim i gjyqtarëve të komunitetit serb vie pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin 24 marsit 2022, ka marrë vendim që ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë Liljana Stevanoviq, deri në një vendim të radhës.
Suspendimi i Stevanoviq vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë.
Lajmi për suspendimin e Stevanoviq u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga KGJK, pasi e njëjta pikë ka qenë si pikë e mbyllur.
“Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e rradhës”, thuhet në njoftim.

Related posts

Vendi më radioaktiv në botë, i pabanueshëm edhe për 20 mijë vjet të tjera (Video)

Gazetamax.mk

Fshati Sfillare pa mjek amë, askush nuk e zëvendësoi mjeken që ndërroi jetë

Gazetamax.mk

Bekteshi alarmon: Shqipëria vazhdon punimet e Korridorit 8, te ne VMRO dhe “Levica” bojkotojnë dhe pengojnë

Gazetamax.mk