GazetaMax
Sport

Ancelotti afër të marrë drejtimin e Italisë

Carlo Ancelotti dëshira e Italisë.
Nëse Roberto Mancini vendos të japë dorëheqje si trajneri i Italisë, ata e duan Carlo Ancelottin në krye.
E ardhmja e Mancinit me kombëtaren e Italisë është në pikëpyetje.
Kjo pasi trajneri u pyet pas humbjes 1:0 ndaj Maqedonisë së Veriut, ai tha se ende nuk di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time.
“Do ta shohim”, ishin fjalët e trajnerit italian, përcjell lajmi.
Sipas ‘Gazeta dello Sport’, nëse Mancini largohet, Ancelotti është dëshira e Italisë.
Problemi për Italinë është se Real Madridi, nuk po e mendon largimin e italianit, i cili ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në vitin 2023, me opsion zgjatje edhe për një vit.
Real Madridi nën drejtimin e Ancelotti janë në vendin e parë në La Liga, me nëntë pikë larg ndjekësit të dytë, Sevilla gjithashtu janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Related posts

Në Kili shembet tribuna plot me tifozë (Video)

Gazetamax.mk

Belotti te Milan? Vjen lajmi i papritur

Gazetamax.mk

Man City eliminohet nga FA Cup

Gazetamax.mk