GazetaMax
Ballina Lajme

Shekerinska: Në nismat për mbrojtje, BE-ja të përfshijë edhe aleatë të cilët nuk janë anëtare të saj

Bashkimi Evropian në iniciativat e tij të mbrojtjes duhet të përfshijë sa më shumë aleatë, që nuk janë anëtarë të Unionit, theksoi zëvendës-sekretarja e përgjithshme e Aleancës, Radmilla Shekerinska, në fjalimin e saj para Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit Evropian (SEDE).

Shekerinska theksoi se në kontekstin aktual të sigurisë në të cilin Evropa përballet me paqëndrueshmëri dhe kërcënime nga shumë drejtime, “detyra jonë më e shenjtë është t’i mbajmë njerëzit tanë të sigurt”.

Ajo theksoi se NATO dhe BE janë partnerë të natyrshëm dhe të pazëvendësueshëm dhe se për këtë arsye është e rëndësishme të vazhdohet me forcimin e bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë, ndërsa e përshëndeti edhe Planin e Komisionit Evropian për “Riarmatimin e Evropës”, rritjen e investimeve në mbrojtje nga anëtarët e Unionit, si dhe mbështetjen evropiane për Ukrainën.

Shekerinska theksoi se Unioni mund të përdorë potencialin e tij unik ekonomik për të forcuar prodhimin e mbrojtjes, inovacionin dhe lëvizshmërinë ushtarake në përputhje me planet, aftësitë dhe standardet ushtarake të NATO-s.

Ajo i përshëndeti iniciativat në nivel evropian dhe kombëtar për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të forcuar aftësitë dhe gatishmërinë, ndërsa theksoi se marrëdhënia transatlantike mbetet gur themeli i sigurisë evropiane. Në fjalimin e saj para eurodeputetëve, ajo theksoi gjithashtu nevojën për një “shtyllë më të fortë evropiane brenda një NATO-je të fortë”.

Related posts

Bekim Sali shpalos dokumentin ku shihet se deputetët e Alternativës nuk kanë votuar për propozimin për ndryshimet në Kodin Penal!

Gazeta Max

Medvedev: Rusia ka fuqinë t’ju tregojë vendin të gjithëve

Gazeta Max

Pse duhet të konsumoni sa më shpesh boronica

Gazeta Max