GazetaMax
Lajme

Rakiq paralajmëron se do kërkojë takim të ri me Vuçiqin për t’i afruar qëndrimet

Rakiq: Do të kërkojmë takim të ri me Vuçiqin për t’i afruar qëndrimet.
Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se në takimin e fundit ishte hera e parë që s’u pajtuan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe do ta kërkojnë edhe një takim me të.
Rakiq, i pyetur se a do të ketë protesta më, tha se nuk e di, por të vazhdojnë të jenë në kontakt me Vuçiqin.
“Nuk e di çfarë do të ndodh në të ardhmen, do të jemi në kontakt me presidentin Aleksandar Vuçiq. Në takimin e fundit me Vuçiq nuk jemi pajtuar, por shpresojmë se së shpejti ta kemi edhe një takim tjetër dhe t’i afrojmë qëndrimet tona”, është shprehur Rakiq, njofton Klankosova.
Ndërsa, në lidhje me heshtjen e protestuesve serbë përpara mediave, Rakiq tha se është menduar që edhe përmes heshtjes të çohet mesazh drejt, sipas tij, sulmeve të Prishtinës.

Related posts

Alternativa shtron iftar për strukturat

Gazeta Max

Nikollovski mori pjesë në Simpoziumin e 4 për bujqësi dhe ushqim ISAF 2022 në Ohër

Gazeta Max

Bekim Sali shpalos dokumentin ku shihet se deputetët e Alternativës nuk kanë votuar për propozimin për ndryshimet në Kodin Penal!

Gazeta Max