Canavaro afër të merr drejtimin e Italisë

Date:

Cannavaro del si kandidat kryesor për të zëvendësuar Mancinin te Italia.
Sipas raporteve të shumta në Itali, Fabio Cannavaro është kandidati kryesor për të zëvendësuar Roberto Mancinin nëse ky i fundit jep dorëheqje si trajner i Kombëtares së Italisë.
Kontrata e Mancinit me FIGC skadon në qershor të vitit 2026, por eliminimi i Italisë nga gjysmëfinalja e “play-off”-it të Kupës së Botës mund të bindë trajnerin që të japë dorëheqjen javën e ardhshme.
Azzurrët do të luajnë në “play-off” për vendin e tretë kundër Turqisë të martën dhe Mancini ka të ngjarë të shpallë vendimin e tij pas ndeshjes.
Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina tha se nuk do ta shkarkonte Mancinin, kështu që tani i takon vetëm trajnerit të vendosë për të ardhmen e tij.
Megjithatë, La Gazzetta dello Sport raporton se kapiteni i Italisë fituese të Kupës së Botës më 2006, Fabio Cannavaro është kandidati kryesor për të marrë drejtimin nëse Mancini jep dorëheqjen.
Cannavaro filloi karrierën e tij si trajner në Kinë, por anuloi kontratën e tij me Guangzhou FC shtatorin e kaluar. Ai tani është kthyer në Evropë, ku ka zhvilluar bisedime me Everton, Watford dhe Federatën Polake gjatë muajve të fundit.
Gazeta italiane raporton se ish-trajneri i Italisë, Marcello Lippi, mund t’i bashkohet Cannavaros si drejtor teknik i skuadrës.
Ish-korrespondenti i Sky Sport Italia, Alessandro Alciato, sugjeron gjithashtu në Tëitter se ish-mbrojtësi fitues i Topit të Artë mund të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës...

Banorët e Rekës të zemëruar: Prerje masive e drunjëve, asnjë investim

Përkundër faktit se në Parqet Nacionale me ligj është...

Klinika Universitare Reumatologjike pjesëmarrëse në Kongresin Reumatologjik EULAR 2023 në Milano

Klinika Universitare Reumatologjike me stafin e saj merr pjesë...