GazetaMax
Kuriozitete

Mungesë

Poezi nga Jorge Borges

Përktheu: Erion Karabolli

Do të më duhet ta ringre jetën e shkretuar
që ende sot është pasqyra jote:
çdo mëngjes ta rimëkëmb do të më duhet.
Që kur u largove,
sa shumë vende, të kota janë shndërruar,
të pakuptimta, njësoj
si dritat në mesditë.
Buzëmbrëmjet që qenë korniza të imazhit tënd,
meloditë me të cilat gjithmonë më prisje,
fjalët e asaj kohe,
me duart e mia do të më duhet t’i thyej.
Në ç’thellomë do ta fsheh shpirtin tim
që të mos e shohë mungesën tënde,
që si një diell i tmerrshëm, pa perëndim,
rrëzëllen përfundimtare dhe mizore?
Mungesa jote më rrethon
si litari grykën,
si deti atë që mbytet.

Related posts

Atletja spanjolle mbeti pa medalje në Europian pasi festoi para kohe

Gazeta Max

Ndeshja mes Shkëndijës dhe Shkupit ka nisur pa incidente

Gazeta Max

Zyrtare: Drummond te Bulls, do ta ketë numrin 3

Gazeta Max