GazetaMax
Sport

Granit Xhaka e zbulon ëndrrën e madhe

Xhaka e zbulon ëndrrën e madhe: Dua të jem kampion bote me Zvicrën.
Kosova do të zhvillojë ndeshje miqësore me Zvicrën me 29 mars në Cyrih, në stadiumin e Letzigrund me fillim nga ora 18:00.
Kjo ndeshje do të jetë special për Xhakën, Shaqirin e Zeqirin që kanë prejardhje nga Kosova.
Madje, Granit Xhaka do të jetë kapiten i Zvicrës, kurse ndaj Kosovës do ta luajë ndeshjen e 100-të me fanellën e Zvicrës.
I pyetur nga gazeta zvicerane, Blick, Xhaka u shpreh se dëshiron të jetë kampion bote.
“Qëllimet e mia janë gjithmonë të njëjta: Unë shkoj në një turne për ta fituar atë. Prandaj them tani: Dua të jem kampion bote. Për ta bërë këtë, megjithatë, ne ende duhet të bëjmë një hap përpara. Me këtë dua të them që ne arrijmë të mposhtim një lojtar të madh si Franca dy ose tre herë radhazi”, u shpreh mesfushori i Arsenalit.

Related posts

Rikthehet Champions League: Inter – Barcelona, kryendeshja e mbrëmjes

Gazetamax.mk

Dembele- Barcelona, merret vendimi

Gazetamax.mk

Nico i Barcelonës shumë afër huazimit te Valencia

Gazetamax.mk