GazetaMax
Lajme

Tronditëse: Për një vit rresht kryen marrëdhënie seksuale me një 14 vjeçare- ky është 58 vjeçari që u arrestua nga policia

Një rast i rëndë dhunimi, është raportuar mbrëmë në Polici. Raportimin e ka bërë babai i viktimës, e cila është e mitur, vetëm 14 vjeçare.

Ndërkohë lidhur me këtë rast është arrestuar një 58-vjeçar. Jahir Gashi dyshohet se për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën.

Sipas deklaratës të viktimës, rasti i fundit i dhunimit ndaj saj dyshohet se ka ndodh më 5 prill. Atë ditë, sipas SinjaliT, dyshohet se 58-vjeçari, e ka çuar 14-vjeçaren në një motel të Prishtinës, ku edhe dyshohet se e ka kryer aktin e dhunimit seksual ndaj të miturës, transmeton Insajderi.

58-vjeçari, pasi është arrestuar është shoqëruar në stacionin më të afërt policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori, i cili e ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin. Ndaj të fundit është hapur rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

Related posts

Pas Holandës tash edhe Austria pengesë për Bullgarinë, Kroacia bëhet pjesë e zonës Shengen

Gazeta Max

Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohen se janë nga lufta e fundit

Gazeta Max

Të gjitha vendimet e Qeverisë nga seanca e 82

Gazeta Max