GazetaMax
Sport

Nedim Bajrami nuk është më beqar, zbulohet bukuroshja që ia ka rrëmbyer zemrën

Një nga futbollistët më simpatik të Kombëtares ka ndryshuar statusin. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Nedim Bajrami është duke kaluar një romancë me moderatoren e njohur në Kosovë, Lorina Dula.

Të dy janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë lidhjen e tyre, ndërsa gazeta zbulon që prej pak kohësh, mesfushori nuk është më beqar. Lorina jeton në Prishtinë dhe është moderatore e një emisioni sportiv në “Klan Kosova”.

Ajo bëri bujë me emisionin “Euroshow” gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian në Gjermani verën e kaluar.

Që nga muaji nëntor, Lorina ka ndjekur nga afër ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe siç duket nuk mungojnë pozimet edhe me fanellën kuqezi, e cila me shumë mundësi është dhuruar nga djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën.

Të dy janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë publikuar asnjë foto bashkë në rrjetet sociale.

BAJRAMI Nedimi është duke vijuar aventurën e tij në kampionatin skocez. I blerë me shumë bujë nga Rejnxhërs, Bajrami e nisi mirë dhe u duk sikur u përshtat shpejt në një ambient të ri. Disa gola dhe paraqitje të mirë në Ligën e Europës, dukej se gjithçka do të shkonte perfekt për mesfushorin.

Por, kurba e tij vijoi në rënie. Bajrami e humbi vendin si titullar dhe nuk luan nga fillimi në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat. Ai u preferua vetëm në ndeshjen e kthimit në “Europa League” kundër Fenerbahçes, ku ekipi humbi.

Ditën e sotme, Bajrami me Rejnxhërsin do të sfidojnë Atletik Bilbaon në shtëpi, në fazën çerekfinale të Ligës së Europës dhe nuk dihet nëse 26-vjeçari do të jetë në formacion. Mesfushori, i cili prej kohësh është spostuar në krah, u kritikua edhe për paraqitjen e dobët në ndeshjen me Anglinë, teksa kundër Andorrës, ishte një prej lojtarëve, të cilin Silvinjo e uli në stol.

Related posts

Hoqi tabelën në Konsullatën e Serbisë në Kumanovë, policia arreston 17-vjeçarin

Gazeta Max

Nxënës me uniformë të UÇK-së, reagon Arben Fetai

Gazeta Max

Mexhiti me APEL: Alternativa e re jemi ne, ejani të ndërtojmë një traditë të re politike

Gazeta Max