GazetaMax
Lajme

Durmishi: Kufijtë që ndanin, sot lidhin – shqiptarët kalojnë lirshëm në ‘One Stop Shop’

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka shpallur zyrtarisht hyrjen në funksion të sistemit “One Stop Shop” në dy pikat kufitare më të rëndësishme me Kosovën.

“Kufijtë që për vite na lodhën me pritje dhe burokraci, sot po kthehen në ura që lidhin shqiptarët. Një ndalesë, një kontroll – më shumë lehtësi, më shumë dinjitet,” tha ministri, duke theksuar se kjo është pjesë e ndryshimit të premtuar nga VLEN.

Durmishi theksoi se kjo është vetëm një nga hapat që po ndërmerren për t’i dhënë fund pengesave të panevojshme për shqiptarët që kalojnë kufirin çdo ditë – sepse VLEN jo vetëm premton, por vepron.

Related posts

Prej nesër 100 të punësuar në “Ujësjellës dhe Kanalizim” do të ngelin pa punë

Gazeta Max

LSDM-BDI: Rritja e shumicës parlamentare, disfatë për VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin

Gazeta Max

Konferencë ndërkombëtare “Gratë në politikën e jashtme”

Gazeta Max