Kompania kosovare Gitor Shpk, e njohur në Ballkan për tregtinë e xhamit, dhe së fundmi si prodhuesi më i madh i betonit në Prishtinë, pronë e biznesmenit të njohur Bledian Ramadani është në bisedime të avancuara për blerjen e një fabrike çimentoje në Maqedoninë e Veriut sipas disa burimeve anonime pranë mediave Greke. Ky hap strategjik vjen pas blerjes së fabrikës së betonit Fitorja Shpk në Prishtinë, duke forcuar më tej pozicionin e Gitorit në tregun e ndërtimit në Kosovë dhe rajon .
Fabrika në fjalë, e cila është në një lokacion strategjik në Maqedoninë e Veriut(emër i njohur për redaksinë) ka një kapacitet prodhimi mbi 1 milion ton çimento në vit. Kjo do t’i mundësojë Gitorit të ulë varësinë nga importi dhe të sigurojë burime të qëndrueshme për sektorin e ndërtimit, ku tashmë është duke investuar agresivisht.
Gitor Shpk ka shënuar një arritje historike duke u bërë kompania e parë në Ballkan që mund të furnizojë me beton në lartësi rekord deri në 850 metra, mbi-ekuivalente me Burj Khalifën, ndërtesën më të lartë në botë . Kjo është rezultat i një investimi të madh në teknologji të avancuar për pompat e betonit dhe sisteme të specializuara të transportit.
Se cila është lidhja e kësaj fabrike nga Maqedonia e Veriut me shtypin Grek, mbetet të shihet gjatë javëve në vijim!
Nëse marrëveshja për blerjen e fabrikës së çimentos finalizohet, Gitor do të jetë kompania e parë kosovare që kontrollon një fabrikë çimentoje në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke shënuar një precedent të rëndësishëm për investimet ndërkufitare të biznesit kosovar.