Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa prezantoi programin se gratë shtëpiake do të shpërblehen për punën që to bëjnë. Ai tha se do të krijohet ministria e Familjes. Sipas tij, fëmijës së tretë do t’i garantohet çdo gjë deri në 23-vjeç.
Kryedemokrati tha se me qindra dhe mijëra familje janë me nëna kryefamiljare dhe qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka për të lehtësua dhe zgjidhur çdo mungesë dhe problem që ato kanë.
“Qeveria e ardhshme do të ketë ministrinë e Familjes që do të zbatojë politikat më të avancuara për familjet shqiptare. Do mbështetet me bonuese për fëmijën e parë dhe të dytë, nga linda deri në 23 vjeç për çdo gjë për fëmijën e tretë.
“Kopja mbetet kopje”/ Berisha krahason veten me Apple dhe Ramën me Nokia-n: PS do të na vjedhë programin
Me qindra dhe mijëra familje janë me nëna kryefamiljare. Qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka për të lehtësua dhe zgjidhur çdo mungesë dhe problem që ata kanë. Fëmijët e tyre do të kenë 200 euro minimumin jetik. Qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin e bizneseve të tyre.
Zotohemi këtu para jush se me vendosmërinë më të madhe do të rrëzojmë murin e patriarkisë. Këtë mur që mban gjallë diferencat mes nënës dhe babait, vëllait dhe motrës, burrit dhe gruas. Garantoj gratë dhe vajzat se do të bëhet gjithçka për suksesin e tyre. Ato që quhen shtëpiake do të shpërbehen për punën e tyre”, tha Berisha.