GazetaMax
Sport

Flick tregon momentin më të mirë ndaj Leganes, nuk ishte goli i shënuar

Barcelona ka marrë tre pikë të arta në luftën për titull pasi triumfoi në udhëtim te Leganes me rezultat minimal 0-1.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 48-të, kur pas një harkimi në zonë nga Raphinha, Saenz devijoi topin dhe realizoi autogol.

Për trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, momenti i golit nuk ishte më i miri në ndeshje, por ai e vlerëson ndërhyrjen e Inigo Martinez.

“Për mua, momenti më i mirë kundër Leganes nuk ishte goli, por goditja e Inigo Martinez në minutën e fundit. Ishte e pabesueshme,” tha Hansi Flick në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes pas ndeshjes me Leganes.

We’re winning the league because of this.
Remember the name , Inigo Martinez.

“Mbrojtja është pjesë e futbollit. Një tjetër portë e pastër na ndihmon shumë. Të gjithë e bëjnë mirë punën e tyre, është perfekte”.

“Nuk më intereson Real Madridi. Ne fokusohemi vetëm te vetja, te rikuperimi. Unë gjithmonë u them lojtarëve të mi këtë. Fjala ime më e përdorur: rikuperim”, tha Flick.

Ishte Martinez ai që fjalë për fjalë e shpëtoi Barcelonën nga pësimi i një gol të vonshëm kundër Leganes me atë ndërhyrje.

Related posts

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me kryetarin e Gostivarit, Valbon Limani

Gazeta Max

BDI: Afrim Gashi – zëdhënës i Mickoskit dhe simbol i nënshtrimit

Gazeta Max

Mickoski: Integrimet Evropiane mbeten prioriteti ynë kryesor strategjik

Gazeta Max