GazetaMax
Lajme

Ibrahimi takon kryesinë e degës së AAA-së në Tetovë

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi sot ka vizituar Tetovën, ku ka takuar kryesinë e degës së partisë së tij në Tetovë duke diskutuar për situatën aktuale politike, strategjin për zgjedhjet lokale, si dhe projekteve qeveritare që i presin.

Së bashku me funksionarë partiakë dhe përfaqësues nga ekzekutivi, zhvilluam një takim me kryesinë e degës së Tetovës.
Diskutuam rreth situatës aktuale politike, strategjisë sonë për zgjedhjet lokale, si dhe projekteve qeveritare që na presin.

Mesazhi ishte i qartë: të gjithë na duan bashkë — si VLEN — sepse vetëm të bashkuar mund ta bartim me dinjitet amanetin e shqiptarëve që na besuan.

Angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm, pa kompromis në luftën kundër korrupsionit!

Related posts

Fiket zjarri në Moravë, reagon bashkia Devoll

Gazeta Max

Një vit nga vendimi për ndalimin e qeseve të plastikës, mjedisi aspak nuk është më i pastër !?

Gazeta Max

Oxhaklieska: Fokusi duhet të na jetë në ndërmarrjen e masave parandaluese për mbrojtje nga katastrofat natyrore

Gazeta Max