Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për herë të katërt me radhë dhe është shtyrë për të mërkurën.
Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca bëri të ditur se kërkesa për shtyrje është bërë me qëllim që të shmanget një përsëritje e situatave të mëparshme, kur mungesa e konsensusit mes partive politike pamundësoi zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“VV-ja pa dyshim që e ka emrin e njëjtë, është zonja Albulena Haxhiu si e propozuar. Por ne meqenëse e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje janë proncuar se do ta kenë qëndrimin e nëjjtë, kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike. Pa krijimin e një mazhorance këtu për kryetarin e Kuvendit nuk do të mund të themelohet Kuvendi, e njëjta është edhe për nënkryetarët.
Sikur ta kishim shumicën, do të bllokonim edhe nënkryetarët. A është e arsyeshme? Ne zoti kryesues kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”, ka thënë Kojnuca.
Kërkesën e tij e ka pranuar kryesuesi i seancës Avni Dehari, i cili e ka shtyrë për të mërkurën, me fillim prej orës 10:00.