GazetaMax
Lajme

Pronari i “Pucko Petrol”, Asmir Jahoski mbetet në paraburgim – As 2 milionë euro nuk mjaftuan për ta nxjerrë nga Shutka

Këshilli penal i departamentit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Asmir Jahoskit, i dyshuar për pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepër penale, dorëzuar përmes mbrojtësit të tij, për zëvendësimin e masës së paraburgimit me garanci, pas mbajtjes së seancës dhe shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit të lëndës, mori vendim me të cilin propozimi i të dyshuarit refuzohet si i pabazuar.

“Gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat që lidhen me hetimin, pavarësisht mendimit pozitiv të Prokurorit Publik, konsideron se në këtë moment ende ekzistojnë rrethana për vazhdimin e masës së paraburgimit sipas pikës 2 të nenit 165 paragrafi 1 të LPP-së, përkatësisht rrethana që tregojnë se i dyshuari mund të pengojë hetimin duke ndikuar te dëshmitarët, si dhe se mund të fshehë, falsifikojë apo shkatërrojë gjurmët e veprës penale, për shkak se procedura hetimore ende është në vijim dhe po ndërmerren veprime të tjera hetimore për mbledhjen e provave. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh që Këshilli Penal e ka vazhduar paraburgimin e të dyshuarit sipas propozimit të PTHP NKOK të datës 08.04.2025, pikërisht për shkak të ekzistimit të arsyeve të parashikuara në nenin 165 paragrafi 1 pika 1 dhe 2 të LPP-së.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese para Gjykatës së Apelit në Shkup brenda 3 ditëve nga pranimi i vendimit”, thuhet nga Gjykata Penale.

Related posts

Mexhiti: Kemi kryeparlamentarin, 6 ministri, 7 zëvendës ministra dhe 5 sekretarë shtetëror

Gazeta Max

Kovaçevski i bindur: Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024, do të fitojë LSDM-ja

Gazeta Max

Kurti për “Vecernji list”: Vuçiqin e bën nervoz demokracia, do të bëhet mbret

Gazeta Max