Suksesi i shqiptarëve në mbarë botën vazhdon me një emër tjetër këtë herë në fushën e sportit të boksit. Fjala është për 21 vjeçarin Benjamin Imeri i cili ka lindur në Gostivar të Maqedonisë dhe që moshën 16 vjeçare nisi debutimin në sportet luftarake, e ku në verën e vitit 2022 u ndesh kundër kampionit europian në kikboks.
Deri tash Benjamini ka zhvilluar 9 ndeshje në boksin profesionist ku ka pasur vetëm fitore. Ai ka zgjedhur të jetojë dhe njëkohësisht të përgaditet në Berlin të Gjermanisë, ndërsa vetēm pak ditë më parë ai mori vesh se ka fituar të drejtën të sfidohet me titullin WBO, federatë kjo më prestigjioze në botën e boksit, ku do të jetë për titullin Youth, apo thënë ndryshe për të parin e botës deri në moshën 25 vjeç. Ne mësojmë gjithashtu se Benjamini është kushëri i një prej personazheve të njohur të show-bizit evropian konkretisht Sado Maksuti. Dhe kështu falë punës dhe përkushtimit të tij ai deri këtu ka arritur duke pasur ndeshje të forta kundër emrave si Siarhei Huliakevich nga Bjerrorusia i cili ka qenë kampion europe dhe numër 1 në WBC, të cilin Benjamini ynë e ka mposhtur në raundin e 3-të. Ndërsa ai po bëhet gati për sfidën më të madhe dhe më të rëndësishme pasi do të sfidohet për tifullin kampion bote në shtetit ku ky sport ka arritur majat siç është Anglia, pra në Londër, më 28 Qershor e deri tash i janë propozuar tre emra tē fortë ku njëri do të jetë përballë shqiptarit. Benjamini ka pasur deri tash vetēm fitore ndërsa urojmë dhe besojmë se edhe kjo ndeshje do të jetë fitorja më e madhe për të e ku do të na bëjë krenarë të gjithëve, sidomos ne shqiptarëve.