GazetaMax
Ballina Lajme

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti priti në takim Komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës Michael O’Flaherty

Zëvendëskryeministri I Parë dhe ministër I Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot priti në një takim pune z. Michael O’Flaherty, Komisioner për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, i cili po zhvillon një vizitë disa ditore në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimit, Mexhiti shprehu vendosmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të intensifikuar përpjekjet drejt harmonizimit të plotë të legjislacionit dhe sistemeve shtetërore me të drejtën dhe politikat e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit dhe klimës.

‘Këto përpjekje reflektohen qartë në strategjitë dhe politikat sektoriale që përfshijnë masa të forta legjislative, forcimin e kapaciteteve kombëtare për zbatimin e acquis-it të BE-së, si dhe investime të konsiderueshme në infrastrukturë dhe teknologji të reja’ tha në takim Mexhiti, duke shtuar se në procesin e harmonizimit me legjislacionin evropian, Maqedonia e Veriut mund të kërkojë periudha tranzicioni, veçanërisht për Kapitullin 27, një nga më sfiduesit dhe më të kushtueshmit për vendet që janë në negociata me BE-në.

Ky kapitull është pjesë e Klasterit 4, që përfshin fusha si infrastruktura rrugore, dixhitalizimi, energjia e ripërtëritshme dhe mbrojtja e burimeve natyrore.

Në këtë kontekst, Mexhiti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian, që mbetet donatori kryesor në sektorin e mjedisit në Maqedoninë e Veriut, ku përfshihen investime në burime të ripërtëritshme energjie, si parqet diellore dhe me erë, tranzicionin nga qymyri, projektet për lidhjen e sistemit të gazit me Kosovën dhe Serbinë, si dhe projekte për menaxhimin e mbetjeve dhe ujërave të ndotura.

Ndër projektet kryesore të mbështetura nga BE janë mbyllja e deponive të parregullta, ndërtimi i sistemeve rajonale për menaxhimin e mbetjeve në pesë rajone, si dhe ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të ndotura në Shkup.

Për Republikën e Maqedonisë së Veriut sfidat më të mëdha për Kapitullin 27 mbeten në fushën e menaxhimit të ujërave dhe mbetjeve. Plani aksional për zbatimin e Direktivës për ujërat e ndotura dhe asaj për ujin e pijshëm parashikon një kosto totale prej rreth 1.2 miliardë euro dhe një afat zbatimi deri në vitin 2041.

Me këto fonde planifikohet ndërtimi i 87 stacioneve për pastrimin e ujërave të ndotura, nga të cilat 16 do të jenë me trajtim terciar të avancuar, ndërsa për sistemin e menaxhimit të mbetjeve nevojiten rreth 300 milionë euro.

Related posts

Radev: Propozimi francez është hap në drejtim të duhur, por duhet të sqarohen disa çështje para se të hiqet vetoja

Gazeta Max

Gjatë 24 orëve të kaluara janë prodhuar 11.446 megavat orë energji elektrike

Gazeta Max

“Zemra ime” thotë Flow në projektin e fundit (Video)

Gazeta Max