Mentja është një barishte shumë e pasur në ushqyes e vlera për shëndetin. Vitaminat dhe mineralet që ajo përmban e rendisin atë ndër erëzat dhe barishtet më të shëndetshme për organizmin.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumi i gjetheve të mentes jo vetëm përmirëson funksionet e trurit por edhe të sistemit tretës.
Vlerat Shëndetësore Të Gjetheve Të Mentes
Sistemi Tretës
Konsumi i rregullt i gjetheve të mentes ndihmon në përmirësimin e sistemit tretës. Mentoli është një përbërës që gjendet tek të gjitha barishtet e familjes botanike ku bëjnë pjesë mentja dhe nenexhiku qetësojnë muskujt e aparatit tretës duke zbutur dhimbjet.
E Ftohura
Vlerat e mentes janë përgjithësisht pozitive në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes të prekura nga e ftohura dhe gripi.
Higjena E Gojës
Mentja ndihmon në largimin e erës së keqe të gojës.
Ajo është efikase kundër mikrobeve që akumulohen në dhëmbë dhe qiellzë dhe optimizon higjenën e gojës.
Funksionet E Trurit
Aroma e mentes mjafton për të përmirësuar fuqinë e trurit dhe përmirësuar funksionet dhe aftësitë e tij.
Mentja Për Tretje Të Shkëlqyer
Vaji esencial i mentes dhe nenexhikut përshpejton zbrazjen e stomakut nga mbetjet ushqimore dhe shmang pengesat në aparatin tretës.
Mentja Në Mjekësinë Popullore
Në mjekësinë popullore kineze, mentja përdoret gjërësisht për vlerat e saj qetësuese dhe aromatike.