GazetaMax
Lajme

Irfan Hysenbelliu dhe Paolo Berlusconi takohen në Milano, hapin rrugën për bashkëpunim në biznes e media

Gjatë një vizite pune në Itali, Presidenti i “Hysenbelliu Group” dhe i “Focus Media News”, zoti Irfan Hysenbelliu, shoqëruar nga i biri Fatmir Hysenbelliu, ka zhvilluar një takim me biznesmenin dhe botuesin Paolo Berlusconi, vëllanë e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Takimi i zhvilluar në Milano u përqendrua në mundësitë e bashkëpunimit në fushat e biznesit dhe mediave, duke hapur mundësi të reja për partneritete strategjike midis të dyja palëve.

Ky bashkëpunim i mundshëm pritet të sjellë përfitime të ndërsjella dhe të kontribuojë në forcimin e lidhjeve mes vendeve.

Në shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi, Paolo Berlusconi i dhuroi presidentit Hysenbelliu një album nga jeta e Silvio Berlusconit, një simbol i respektit dhe lidhjeve të forta mes dy botëve të biznesit dhe medias.

Related posts

Varheji pret dritë jeshile nga Sofja që Maqedonia të fillojë negociatat

Gazeta Max

Kompanitë ushqimore mund të aplikojnë deri më 20 dhjetor për energji elektrike të subvencionuar

Gazeta Max

Apasiev i Levicës i dalldiset ambasadores amerikane: Do e kishim takuar me kënaqësi

Gazeta Max