GazetaMax
Lajme

Faton Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të përballen me diskriminim në të gjitha sferat politike dhe shoqërore

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit kryetar i degës së kësaj partie në Tetovë Faton Ahmeti në panel diskutimin e sotëm të organizuar nga shtabi politik në Tetovë ka theksuar se “Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të përballen me diskriminim në të gjitha sferat politike dhe shoqërore”.

Së bashku me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe bashkëpartiakë të tjerë, morëm pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga Shtabi Politik i BDI-së në Tetovë.

Shefi i Shtabit Politik në Tetovë, njëherazi nënkryetar i BDI-së, z. Bajram Rexhepi, ka bërë një punë të mrekullueshme dhe të palodhur gjatë kësaj periudhe sfiduese politike.

Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të përballen me diskriminim në të gjitha sferat politike dhe shoqërore.

Bashkimi Demokratik për Integrim, si gjithmonë, qëndron në ballë të përpjekjeve për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve, duke e jetësuar misionin e tij të shenjtë.

Related posts

Osmani: Kemi alarmuar NATO për paralajmërimet për mjete eksplozive

Gazeta Max

Shënohet dita e Komandës për operacione

Gazeta Max

Izet Mexhiti kundër vendimit të Qeverisë për largimin e kazinove nga shkollat dhe Xhamitë

Gazeta Max