GazetaMax
Lajme

“Jam e sëmurë”- Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për lirimin nga burgu të ish-gjyqtares

Pas Shkallës së Parë, edhe Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për lirimin nga qelia me argumentin e shkaqeve shëndetësore.

Fetahu, kërkoi lirimin me argumentin se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe qëndrimi në qeli i rrezikon jetën. Mbrojtja ligjore e saj paraqiti ekspertiza mjekësore në mbështetje të këtyre pretendimeve.

Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës dhe analizës së raporteve të ekspertëve, gjykata vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë

Fetahu mbahet e paraburgosur në ambientet burgut të sigurisë së lartë në Pojskë të Pogradecit dhe është e përfshirë në dy çështje të ndryshme të hetuara nga SPAK.

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është e përfshirë në dy dosje të SPAK, të lidhura me grupet kriminale të Suel Çelës dhe organizatën “Çopja” në Elbasan.

Për dosjen e parë, ndaj saj ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për dosjen e dytë, ajo u arrestua me vendim të gjykatës.

Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vettingut.

Related posts

Kush është serbi i arrestuar gjatë ditës së djeshme për krime lufte në Kosovë

Gazeta Max

Grkovska: Mbrojtja e konsumatorit është më e rëndësishme, të gjitha subjektet juridike duhet t’i respektojnë ligjet

Gazeta Max

Lista e emrave/ Votohet kryesia e ngushtë, këto janë nënkryetarët dhe sekretarët e ri të BDI-së

Gazeta Max