GazetaMax
Lajme

Instituti “Abdilaqim Ademi” filloi gjeneratën e IV të Akademisë së Lidershipit të Grave/ Arta Bilalli Zendeli: Adresova sfidat e kaluara dhe vizionin për të ardhmen

Instituti “Abdilaqim Ademi” sot filloi gjeneratën e katërt të Akademisë së Lidershipit të Grave.

Moduli i parë u zhvillua me prezencë të zonjave të interesuara dhe nominuara nga të gjitha degët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Me prezencën e tyre dhe me fjalë motivuese, pjesëmarrëseve iu drejtua Drejtori i Institutit “Abdilaqim Ademi”, z. Valdet Xhaferi.

Nënkryetarja e Bashkimi Demokratik për Integrim, zonja Arbana Pasholli poashtu adresoi para zonjave të pranishme për sfidat e gruas në politikë dhe lidershipin në perspektivën e partive politike.

Kontribut të theksuar në modulin e parë pati zonja Afërdita Haxhijaha si përfaqësuese e IFES në Maqedoninë e Veriut, të cilën përzemërsisht e faleminderoj.

Si Sekretare për mundësi të barabarta, adresova për sfidat e kaluara dhe vizionin për të ardhmen.

Pyetjet dhe komentet nga zonjat e pranishme pas çdo diskutimi japin shpresë se gjërat po ecin në drejtimin e duhur.

Bashkë jemi më të forta.

Related posts

I vuri çarçafin në kokë dhe e preu në qafë, sulmohet infermierja në spitalin e Kumanovës

Gazeta Max

Administrata e Universitetit të Tetovës vlerësohet pozitivisht për punën e saj

Gazeta Max

Shaqiri: UT është burim i kuadrove cilësore që me sukses integrohen në shoqëri

Gazeta Max