GazetaMax
Kuriozitete

Aktiviteti i lehtë fizik redukton rrezikun e depresionit

Edhe aktiviteti fizik i thjeshtë mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin mendor.

Lëvizje si ecja, pastrimi i shtëpisë apo ngjitja e shkallëve stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe çlirimin e endorfinave – hormonit të mirëqenies – duke përmirësuar humorin dhe reduktuar ndjenjën e lodhjes mendore.

Një studim britanik tregon se personat që lëvizin rregullisht, edhe për periudha të shkurtra, kanë 25% më pak gjasa të zhvillojnë depresion. Përfitimi qëndron jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në krijimin e një rutine që strukturon ditën dhe sjell ndjenjë stabiliteti e kontrolli.

Për më shumë rezultat, rekomandohet që aktiviteti fizik të bëhet në natyrë, ku përveç përfitimeve trupore, individët përjetojnë dhe efekte pozitive psikologjike nga kontakti me ambientin e gjelbër, ajrin e pastër dhe dritën natyrale.

Related posts

City parakalon, të paktën përkohësisht Arsenalin, mposht minimalisht Leicesterin

Gazeta Max

Elbasan Hajzeraj triumfon serish

Gazeta Max

Graham po mendon që ta rikthejë Lukakun nga Interi

Gazeta Max