Deputeti i PL-së, Petrit Vasili në një prononcim për median denoncoi krimin zgjedhor që sipas tij po ndodh në Vorë.
Në Vorë kemi konstatuar me sytë tanë konsumimin e një krimi zgjedhor me 3 aktorë. Qeverinë, SPAK dhe Prokurorinë.
Policia e shtetit nuk ekziston.
Ua ka falur qendrën e Vorës një grushti horrash që janë identifikuar
Jemi këtu për tju thënë qytetarëve të Vorës se nuk ju marin dot peng grupi i kriminelëve.
Duhej të kishin ardhur në mënyrë të rrufeshme trimat e SPAK e BKH-së. Ku janë fshehur.
10 minuta nga qendra e Tiranës. Ata janë bashkëpjesëtarë të krimit e tendencës së dëshpëruar të Ramës duke dhënë shpirt, fshihet pas potureve të rrugacëve që shërbejnë dhe si shoqëruesit e Elisa Spiropalit.
Banorë të Vorës, mos kini frikë” tha Vasili.